Parisi në finalen e Ligës së Kampionëve

Paris Saint-Germain ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Arsenalin në gjysmëfinale.

Kampioni francez fitoi edhe ndeshjen e kthimit, të mërkurën mbrëma në “Parkun e Princave”, me rezultat 2:1.

Pas fitores 1:0 në Londër javën e kaluar, PSG-ja e Christophe Galtier triumfoi me rezultat të përgjithshëm 3:1 dhe u kualifikua për finalen e madhe që do të luhet më 31 maj në Mynih kundër Interit.

Fabian Ruiz kaloi PSG-në në epërsi në minutën e 27-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, pavarësisht disa rasteve të mira të Arsenalit.

Në pjesën e dytë, portieri Gianluigi Donnarumma ishte vendimtar me disa pritje, përfshirë një ndërhyrje para se Vitinha të humbiste një penallti në minutën e 69-të – një 11-metërsh që u akordua pas rishikimit të VAR-it për lojë me dorë.

Vetëm tre minuta më pas, Achraf Hakimi shënoi një gol të bukur për 2:0, duke i çuar vendasit drejt fitores. Bukayo Saka ngushtoi rezultatin në minutën e 76-të dhe pati edhe një mundësi të mirë për të barazuar, por nuk arriti të shënojë.

Kjo është hera e dytë që PSG arrin finalen e Championsit, pas asaj të vitit 2020, kur humbi 1:0 nga Bayern Munchen.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika