Parisi rikthen notin në lumin Sena pas 100 vjetësh

Kryeqyteti i Francës, Parisi, është në fazën finale të pastrimit që do t’ua mundësojë notuesve dhe zhytësve notin në lumin Sena. Ky lum ishte i ndaluar për një shekull, për arsye të ujit të ndotur

Lumi Sena në Paris.

Kryeqyteti i Francës, Parisi, është në fazën finale të pastrimit që do t’ua mundësojë notuesve dhe zhytësve notin në lumin Sena.

I ndaluar për një shekull, për shkak të ujit të ndotur, noti do të mbetet trashëgimi e Lojërave Olimpike Verore, që do të mbahen në këtë qytet vitin e ardhshëm.

Projekti në vlerë të 1.4 miliard dollarëve është konsideruar si sukses në shumë vende të botës.

“Kur njerëzit t’i shohin atletët në Senë, pa probleme shëndetësore, edhe ata do të binden që t’i kthehet lumit”, ka thënë Pierre Rabadan, zëvendëskryetar i Parisit, i ngarkuar me përgatitjet për Olimpiadë.

“Është kontribut për të ardhmen tonë”.

Sikurse edhe shumë vende të tjera perëndimore, Parisi e ka përjetuar degradimin e pastërtisë së ujit, për shkak të ujërave të zeza industriale dhe kërkesave sanitare të një popullsie në rritje.

Bota ujore është goditur në masë të madhe, pasi në vitet 1960 në këtë lumë janë identifikuar vetëm tri lloje të peshqve./ REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika