Parlamenti Evropian diskuton sot për sulmin terrorist në veri
Këtë të martë, Parlamenti Evropian do t’ia kushtojë çështjes së veriut të Kosovës. Ky diskutim në PE vjen pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të këtij viti. Po ashtu, PE-ja pritet ta miratojë edhe një rezolutë lidhur me këtë çështje. Eurodeputeti, Tonino Picula, ka thënë se duhet të zbardhen të gjitha […]
Këtë të martë, Parlamenti Evropian do t’ia kushtojë çështjes së veriut të Kosovës. Ky diskutim në PE vjen pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të këtij viti.
Po ashtu, PE-ja pritet ta miratojë edhe një rezolutë lidhur me këtë çështje.
Eurodeputeti, Tonino Picula, ka thënë se duhet të zbardhen të gjitha faktet dhe përgjegjësit e sulmit terrorist të dalin para drejtësisë.
“Ne e dënojmë agresionin e fundit të terroristëve të armatosur ndaj oficerit të Policisë së Kosovës. Të gjitha faktet për këtë sulm duhet të zbardhen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë”, tha Picula.
Ndryshe, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Serbisë nëse vërtetohen lidhjet e saj me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Qeveria e Kosovës deri më tani i ka paraqitur disa fakte që e dëshmojnë lidhjen e Serbisë me këtë sulm. Ndërkaq, BE-ja e ka inkurajuar Kosovën që ta hetojë edhe më tej këtë rast.
Nga sulmi terrorist në Banjskë, është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Si kundërpërgjigje ndaj sulmit janë vrarë edhe tre terroristë serbë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se mund të ketë më shumë të vrarë në mesin e terroristëve.















