Parlamenti Evropian emëron Rusinë shtet sponsor të terrorizmit

Rezulotë nga Parlamenti Evropian u ndërmorr të mërkurën, e njëjta u votua nga ligjvënësit evropianë. Ndërkaq, masa është kryesisht simbolike pasi Bashkimi Evropian nuk ka një kuadër ligjor për ta mbështetur atë





Parlamenti Evropian e ka caktuar Rusinë shtet sponsor të terrorizmit, duke argumentuar se sulmet e saj ushtarake ndaj civilëve ukrainas dhe objektivave si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat dhe strehimoret, shkelin ligjin ndërkombëtar.

Kjo rezulotë nga Parlamenti Evropian u ndërmorr të mërkurën, e njëjta u votua nga ligjvënësit evropianë.

Siç raporton Reuters, masa është kryesisht simbolike pasi Bashkimi Evropian nuk ka një kuadër ligjor për ta mbështetur atë.

Ndaj këtij vendimi të Parlamentit Evropian ka reaguar Moska.

“Unë propozoj përcaktimin e Parlamentit Evropian si sponsor të idiotësisë”, shkroi në Telegram zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ndërkaq, veprimin e PE-së e ka përshëndetur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky,

“Rusia duhet të izolohet në të gjitha nivelet dhe të mbahet përgjegjëse në mënyrë që t’i japë fund politikës së saj të gjatë të terrorizmit në Ukrainë dhe në mbarë globin”, shkroi ai në Twitter.

Zelensky u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që ta shpallin Rusinë shtet sponsor të terrorizmit, duke akuzuar forcat e saj për shënjestrimin e civilëve, gjë që Moska e mohon

Departamenti amerikan i Shtetit aktualisht emëron katër vende – Kubën, Korenë e Veriut, Iranin dhe Sirinë – si sponsorizues shtetërorë të terrorizmit, që do të thotë se ato janë subjekt i një ndalimi të eksportit të mbrojtjes dhe kufizimeve financiare.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika