Parlamenti Evropian kërkon parandalim të ndikimit të Rusisë në Ballkan

Parlamenti Evropian

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, sot pritet të votohet Rezoluta për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian.

Kjo rezolutë fokusin kryesor do ta ketë forcimin e rolit të BE-së në botë dhe përgjigjen që duhet dhënë në rrethanat e reja ndërkombëtare, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në tekstin e propozuar që ishte miratuar së pari në Komisionin e Politikës së Jashtme, propozohet që në disa fusha në politikën e jashtme, Bashkimi Evropian të votojë me shumicë të kualifikuar, e jo me konsensus, në mënyrë që votimi të jetë më efikas.

Në disa pjesë të propozim-Rezolutës përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, prej ku kërkohet që BE-ja të përshpejtojë procesin e zgjerimit, si me vendet kandidate, ashtu edhe me kandidatët potencialë.

Gjithashtu, në këtë propozim kërkohet që sa më parë të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, si dhe përshëndetet nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën.

Në disa pjesë të tekstit përmendet ndikimi negativ i Rusisë në rajonin e Ballkanit, me synim të destabilizimit të rajonit, dhe bëhet thirrje që të parandalohet ky ndikim.

Në mënyrë të veçantë në tekst i bëhet thirrje Serbisë, e cila është vend kandidat për anëtarësim në BE, që të respektojë vlerat evropiane dhe të përshtasë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian. Serbia vazhdon të jetë shteti i vetëm në rajon që nuk i ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.

Po ashtu, thuhet se vazhdimi i negociatave të anëtarësimit me Serbinë do të bëhet vetëm pasi ky shtet të jetë në linjë të njëjtë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

“Parlamenti Evropian nënvizon se të gjitha vendet që duan të bashkohen me BE-në duhet në tërësi të përshtaten me vlerat themelore dhe politikat e përbashkëta, lidhur me agresionin e paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në tekst.

Rezoluta e propozuar bën thirrje edhe për masa ndaj atyre që rrezikojnë unitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe kërkohen sanksione ndaj liderit të Republikës Sërpska në Banjallukë, Millorad Dodik.

“Parlamenti Evropian përsërit thirrjen për miratimin e sanksioneve specifike kundër akterëve destabilizues në Bosnjë e Hercegovinë, përfshirë edhe ata që rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin territorial, posaçërisht ndaj Millorad Dodikut”, thuhet në këtë tekst, dhe bëhet thirrje që vendet anëtare sa më parë t’i miratojnë këto sanksione.

Ndonëse nuk përmendet me emër në tekstin e propozim-rezolutës, nga Komisioni Evropian kërkohet që të nisë hetime të brendshme ndaj komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, për shkak të raporteve se ai ka “ndërhyrë për të anashkaluar shkeljen e vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit në disa vende kandidate”.

“Parlamenti Evropian mbetet thellësisht i shqetësuar për raportet se komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, me qëllim bën përpjekje që të anashkalohet dhe ulet rëndësia qendrore e reformave demokratike dhe sundimi i ligjit në vendet që janë në proces të anëtarësimit”, thuhet në tekst.

Shija e redaktorit

Libraria “Dukagjini” fiton çmimin FIDES 2022 për kontributin korporativ

Libraria "Dukagjini" ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ. Ky çmim librarisë "Dukagjini", ju dha për kontributin e vazhdushëm...

Libraria Dukagjini vjen me “BookFest” në Albi Mall

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” kanë bashkuar forcat për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë. Për dhjetë ditë me BookFest-in e librarisë...

Arti dhe kultura janë letërnjoftim nacional

Selman Jusufi, i cili ka studiuar Artin dramatik në Universitetin e Prishtinës, nga viti 1973 deri më 1985, ka qenë i angazhuar në Teatrin...

Më të lexuarat

Kush ishte Nysret Cena, 48-vjeçari që u vra në Kaçanik?

Personi që ka mbetur i vrarë në mbrëmjen e së hënës në Kaçanik mësohet se është Nysret Cena. Nysret Cena ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare...

Lajçak ‘befason” thotë se me Kurtin kanë rënë dakord që...

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ka njoftuar nëpërmjet rrjetit të tij social se është në Kosovë, për të...

Qytetari tregon si i mbeti kamioni në barikada, tregon se...

Një qytetar ka treguar se si i ka mbetur kamioni në barrikadat e vendosura në Veri të Mitrovicës. Ai thotë se i maskuari, duke...

Të fundit nga rubrika