Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të enjten e 21 korrikut me shumicë votash e ka miratuar rezolutën kundër pretendimeve të raportit të Dick Marty-t për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.

Nga 128 deputetë sa morrën pjesë, 125 votuan pro. Edhe pse kishte debat të ashpër parlamentar për këtë çështje në mes të pozitës e opozitës, në fund rezolutën e votuan bashkërisht.

Pas këtij votimi, Shqipëria do ta dërgojë rezolutën e miratuar në Këshilli të Evropës dhe do të kërkojë nga ata rishikimin e rezolutës së vitit 2011, duke qenë se të gjithë hetimet e deritanishme nuk kanë nxjerrë asnjë provë për pretendimet e ish-senatorit zviceran, Dick Marty.

Raporti i Dick Marty-t kishte dalë në publik në vitin 2010, ky raport ishte miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Në raport pretendohet se pjestarët e UÇK-së janë marrë me trafikim të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndryshe, para disa jave, ishte raportuar se shërbimi sekret serb është duke planifikuar që ta eleminojë ish-senatorin zvicerian Marty.