Parregullsi në njehsorët elektrik, MINTI gjobit KEDS-in me 35 mijë euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur se, pas verifikimeve laboratorike të kryera nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), është shqiptuar gjobë ndaj KEDS-it në vlerë prej 35 mijë eurosh.

Sipas njoftimit, Komisioni Verifikues për njehsorët elektrikë, i themeluar nga MINTI, ka analizuar 16 njehsorë elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa për matje të dyshimta të energjisë elektrike.

“Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), përkatësisht Komisioni Verifikues për njehsorët elektrikë i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), pas verifikimit laboratorik të 16 njehsorëve elektrikë të konsumatorëve, që kanë paraqitur ankesa, janë konstatuar një sërë parregullsish.

Sipas rezultateve të verifikimit, në 6 raste është konstatuar se njehsorët elektrikë kishin afat të skaduar të verifikimit, ndërsa në 6 raste të tjera janë evidentuar devijime në orë dhe datë. Po ashtu, në një rast është konstatuar heqje e miratimit të tipit të njehsorit elektrik, ndërsa 3 njehsorë të tjerë vazhdojnë të jenë në procedurë të verifikimit laboratorik.

Bazuar në këto gjetje, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka shqiptuar gjobë ndaj KEDS-it në vlerë prej 35 mijë eurosh.

MINTI dhe AMK kanë bërë të ditur se verifikimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të funksionimit të rregullt të njehsorëve elektrikë.

Konsumatorët që posedojnë dëshmi lidhur me funksionimin e njehsorëve elektrikë mund të vazhdojnë të adresojnë ankesat përmes numrit +383 (0) 46 311 000 në Viber, si dhe në adresën elektronike [email protected]”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika