Partia Demokratike e Kosovës sot zgjedh kryetarin e ri

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot do të mbajë Konventën e Përgjithshme, në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie, meqenëse me 12 nëntor në një konferencë për media, Memli Krasniqi kumtoi lajmin se ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i këtij subjekti politik.

“Sot, pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë. Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim i gjatë i imi mbi atë se çfarë i duhet më shumë partisë në fazën e ardhshme’, tha Krasniqi në konferencën për media.

Ai tha edhe preferencën e tij, ndonëse tentoi të tregohej i rezervuar kur u pyet për emrin e ri në këtë pozitë.

“Preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fshehi, përkundrazi me kënaqësi e bëj publike”, tha ai.

E një ditë pas, nëpërmjet një shkrimi në “Facbook”, Bedri Hamza zyrtarizoi kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së.

“Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së. Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend. Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës. Me mirënjohje të thellë për themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, të cilët uroj të jenë së shpejti mes nesh, unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja. Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash”, pati shkruar Hamza.

Por është Enver Hoxhaj ai i cili kërkoi që Konventa e paraprë të mbahet më 17 nëntor të shtyhet. Madje ai gjatë një intervistë në “Rubikon” deklaroi se do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së, por kandidaturën e kushtëzon me shtyrjen e Konventës së partisë.

“Konventa e ardhshme nuk është një konventë ku unë garoj për karrigen e kryetarit. Unë po ftoj kryesinë e PDK-së që të ma japë të drejtën që të marr besimin e delegatëve, që të ketë një proces politik, që të ketë një javë më shumë. Çka ndryshon një javë më shumë: që të ketë debat politik, që të ketë prezantim të platformave”, deklaroi Hoxhaj.

Ndërsa në “Facebook”, shkroi se “Konventa e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e partisë duhet të shtyhet, sepse një parti serioze nuk mund të mbajë një konventë politike dhe përmbajtjesore në një kohë kaq të shkurtër. Kërkoj nga Kryesia e PDK-së shtyrjen e Konventës për të paktën deri të dielën e ardhshshme, sepse kështu do u jepej mundësia anëtarësisë dhe delegatëve të njihen me kandidaturat dhe platformat për zhvillimin e partisë dhe për çështje serioze që prekin vendin. Kjo do ta rriste cilësinë e kandidaturave dhe konkurrencën ndërmjet platformave, pasi zhvillimet e fundit kanë qenë të befasishme”.

Madje Hoxhaj e ftoi Hamzën në një përballje televizive

Kujtojmë që Memli Krasniqi ka qenë pjesë e PDK-së për gati dy dekada, fillimisht si kryetar i të rinjve të partisë e më pas nënkryetar i partisë para se të zgjidhej kryetar më 2021.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika