Partia Demokratike Evropiane (European Democratic Party – EDP) ka reaguar deklaratës skandaloze të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se, po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.
EDP e ka cilësuar deklaratën e inisres serbe tronditëse dhe krejtësisht të papranueshme, duke theksuar se ajo përbën një miratim të hapur të zhvendosjes me forcë, përndjekjes dhe krimeve kundër njerëzimit, si dhe legjitimon politikën për të cilën Sllobodan Millosheviqi u akuzua nga drejtësia ndërkombëtare.
Sekretari i Përgjithshëm i EDP-së, Sandro Gozi, i ka bërë thirrje presidentit serb Aleksandër Vuçiq që të dënojë pa mëdyshje deklaratën e ministres dhe të sigurojë shkarkimin e saj të menjëhershëm.
“Presidenti Aleksandar Vuçiq duhet t’i dënojë pa mëdyshje këto deklarata dhe të sigurojë shkarkimin e saj të menjëhershëm”, ka thënë Gozi.
Serbian Minister Snežana Paunovic ’s claim that she would have “ethnically cleansed Kosovo” is outrageous and wholly unacceptable. It amounts to an open endorsement of forced displacement, persecution and crimes against humanity, while legitimising the very policy for which… pic.twitter.com/uM9irlyJXS
— European Democrats (@democrats_eu) July 14, 2026
Partia Demokratike Evropiane thekson se Serbia nuk mund të pretendojë me besueshmëri se është e përkushtuar ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërkohë që anëtarë të kabinetit qeveritar të saj rikthejnë retorikën dhe ideologjinë e epokës së Millosheviqit.
Respektimi i vlerave evropiane fillon me refuzimin e qartë të gjuhës së spastrimit etnik, pa asnjë paqartësi apo justifikim thuhet në reagimin e EDP-së.