Partia e Vuçiqit shpall fitoren

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, anëtare e Partisë Përparimtare Serbe – e presidentit aktual, Aleksandër Vuçiç ka thënë se rezultatet e para në 50 për qind të vendvotimeve tregojnë se partia ka fituar 47.1 për qind të votave

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, anëtare e Partisë Përparimtare Serbe – e presidentit aktual, Aleksandër Vuçiç ka thënë se rezultatet e para në 50 për qind të vendvotimeve tregojnë se partia ka fituar 47.1 për qind të votave.

Siç ka njoftuar “N1”, partia e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq SNS kryeson me 47.1%.

Bazuar në 65,1 për qind të mostrës së CeSID/IPSOS, partia “Serbia nuk duhet të ndalet” fitoi 47,1 për qind të votave, ose 129 mandate.

Në vend të dytë është “Serbia kundër dhunës” me 23 për qind ose 63 mandate.

Vendin e tretë e zë koalicioni SPS me 6.9 për qind ose 19 mandate.

Koalicioni NADA fitoi 4.9 për qind ose 13 mandate.

Sipas këtyre parashikimeve, edhe lista “Dr. Branimir Nestoroviq – ne – zëri i popullit” e kalon regjistrimin me 4,8 për qind të votave, pra 13 mandate.

Ndryshe, Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Të drejtë vote kanë pasur rreth 6.5 milionë banorë.

Qendrat e votimit kanë qenë të hapura prej orës 07:00 deri në orën 20:00, përveç rasteve ku ka pasur radhë të votuesve duke pritur në qendrat e votimit. Deri në orën 20:00 kanë votuar 59.68 për qind e qytetarëve.