Partia serbe e ekstremit të djathtë miraton deklaratë për “okupim” të Kosovës

Në një mbledhje të Këshillit kryesor të Partisë së Re Demokratike të Serbisë (Novi DSS), udhëhequr nga Millosh Jovanoviq, është miratuar një deklaratë mbi Kosovën. Deklarata kërkon një "deklarim formal të okupimit të Kosovës" nga ana e Serbisë

FOTO: KoSSev.

Këshilli Kryesor i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (Novi DSS) që udhëhiqet nga Millosh Jovanoviq, kanë miratuar një të ashtuquajtur Deklaratë mbi Kosovën, ku kërkojnë “deklarim formal të okupimit të Kosovës” nga Serbia.

Këtë deklaratë që e ka lexuar agjencioni serb i lajmeve Beta.rs, siç e citoi KoSSeV, thuhet që Novi DSS, “Politikat rreth Kosovës nga autoritetet në Beograd kanë pësuar thyerje të plotë” për çka kërkohet “deklarimi i okupimit të asaj pjese të territorit për shkak të shkeljeve të vazhdueshme dhe flagrante të Rezolutës 12/44”.

Gjithashtu në atë deklaratë kundërshtohet Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Ohrit, për të cilat shprehen se janë “marrëveshje absolutisht antikushtetuese dhe të karakterit antishtetëror” dhe se si të tilla “janë null dhe të pavlefshme”.

“Pranimi i marrëveshjeve të lartpërmendura nga zyrtarët dhe funksionarët shtetërorë serbë përfshin jo vetëm përgjegjësi historike dhe politike, por edhe penale. Ndaj të gjithë autorëve të këtyre veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë do të zhvillohen procedura të duhura gjyqësore, të dënohent më rëndë në përputhje me dispozitat e Kodit Penal”, thuhet në dokument.

Kjo parti udhëhiqet nga ekstremistë të djathtë, të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë marrë rreth 5% të votave, dhe do të kenë 14 ulëse në Parlament të Serbisë.

Zgjedhjet parlamentare serbe 2023.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika