“Partisë së parë opozitare t’i jepet kryeministri, partisë fituese presidenti” – Tahiri për zgjidhjen e bllokadës politike
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë një propozim për formimin e institucioneve të reja, duke thënë se Kosova ndodhet aktualisht në një bllokadë lidhur me ndërtimin e institucioneve të reja. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48 mandate në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 […]
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë një propozim për formimin e institucioneve të reja, duke thënë se Kosova ndodhet aktualisht në një bllokadë lidhur me ndërtimin e institucioneve të reja.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48 mandate në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 dhe AAK-Nisma 8 deputetë.
Megjithëse VV ka dalë partia e parë, ajo nuk ka arritur shumicën absolute, duke e bërë të nevojshme gjetjen e partnerëve për krijimin e qeverisë së re. Për të siguruar shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, i duhen edhe të paktën 13 vota shtesë.
Në Kuvend, pakicat joserbe kanë 10 vende të rezervuara dhe me mbështetjen e tyre LVV mund të arrijë në 58 ulëse. Një mbështetje tjetër mund të vijë nga Nenad Rashiq, i cili shërbeu si ministër në Qeverinë Kurti II, i cili ka fituar një vend në parlament pasi Lista Serbe nuk arriti të siguronte të gjitha 10 vendet e saj.
Megjithatë, edhe me këtë mbështetje, LVV-së i duhen edhe të paktën dy deputetë të tjerë për të siguruar shumicën e thjeshtë parlamentare.
Edhe me Kurtin “do bashkëpunoj”, thotë Limaj
Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se Kosova ka kaluar në të kaluarën në situata të ngjashme dhe se zgjidhja e atij momenti mund të përdoret edhe tani.
“Kjo bllokade e krijimit qeverise se re duhet te tejkalohet per te miren e Kosovës dhe popullit – njëherë kemi pasur nje situate te tille, me ate rast zgjidhja ishte: posti i Kryeministrit i takoi partisë opozitare qe ishte fituese ne mesin e opozitareve, ndërsa partisë fituese iu dha posti i presidentit me garance te votohej një vit pas, edhe ashtu posti i presidentes skadon një vit pas”
Në postimin e saj, Tahiri ka apeluar për një qeveri që të mos bëhet peng i interesave për pushtet dhe të palëve të jashtme dhe që të respektojë vullnetin e popullit, i cili foli përmes votës në mënyrë demokratike
“Te gjithë partitë politike duhet te mendojnë për shtetin dhe jo vetëm për pushtetin. Populli foli me vote, ne mënyrë demokratike, andaj te respektohet vullneti i tij, te respektohet interesi i shtetit dhe nacional.. askush nuk do një qeveri qe behet peng i listës se Vuciqit…”, ka shkruar Tahiri në Facebook.















