Partitë bullgare arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë

Mariya Gabriel, e nominuar për kryeministre të re të Bullgarisë

Partia bullgare e qendrës së djathtë, GERB, njoftoi se ka arritur marrëveshje me Ne Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike, për të formuar Qeverinë e re.

E nominuara e GERB-it për postin e kryeministres, Maryia Gabriel, dhe lideri i partisë Ne Vazhdojmë Ndryshimin, Nikolay Denkov, janë pajtua që të dy të kenë pozitën e kryeministrit, përmes një rotacioni çdo nëntë muaj, njoftoi Gabriel gjatë një konference për media më 22 maj.

GERB fitoi zgjedhjet e 2 prillit, që ishin zgjedhjet e pesta parlamentare të mbajtura në Bullgari në dy vjetët e fundit.

Kjo parti siguroi 26.5 për qind të vota, apo 69 ulëse në Parlament.

Partia Ne Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike doli e dyta me 24.5 për qind të votave, duke fituar 64 mandate. Që të dy këto parti kanë 133 ulëse në Parlament, duke krijuar një shumicë në Parlamentin prej 240 ulësesh.

Sipas marrëveshjes, koalicioni qeverisës do të ketë agjendë pro-Bashkimit Evropian, anëtarësimin në Zonën Schengen dhe adaptimin e monedhës euro në mesin e prioriteteve kryesore, shkruan REL.

Po ashtu, prioritet është vendosur edhe luftimi i ndikimit rus në sektorin e sigurisë së Bullgarisë.

Bullgaria është udhëhequr kryesisht nga Qeveri në detyrë që janë emëruar nga presidenti Rumen Radev, që kur protestat shpërthyen më 2020, për shkak të zemërimit të publikut me korrupsionin në vend.

Në shkurt, Radev shpërndau Parlamentin dhe shpalli zgjedhjet për 2 prill.

Qershorin e vitit të kaluar, Qeveria pro-perëndimore e kryeministrit Kiril Petkov, u rrëzua pas një mocioni mosbesimi në Parlament. Petkov udhëhoqi me ekzekutivin bullgar për gjashtë muaj.

Kriza politike ka detyruar Bullgarinë që të shtyjë miratimin e përdorimit të euros deri në vitin 2025. Në dhjetor, Austria dhe Holanda bllokuan procesin që Bullgaria dhe Rumania të pranoheshin në zonën e lëvizjes pa pasaporta, Schengen.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika