Partitë opozitare me qëndrime kundër projektligjit për pagë minimale

Në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për ngritjen e pagës minimale në vend, mirëpo me këtë projektligj nuk janë duke u pajtuar deputetët e partive opozitare PDK, LDK dhe AAK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Hisen Berisha, në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se partia në pushtet e ka lëshuar bajrakun sa u përket premtimeve për kategoritë sensitive rreth pagës minimale.

Berisha ka thënë se me projektligjin që e sollën në Kuvendin e Kosovës, kanë lënë jashtë personat që vuajnë nga sëmundjet kronike.

“Premtimi kryesor dhe bajraku që e kishit në fushata zgjedhore, ishte rritja e pagës minimale prej 350 eurosh” , ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka shtuar se “sot edhe po ta propozoni pagën minimale 500 euro që është e pamjaftueshme, e leshuat këtë bajrak dhe i mashtruat prapë qytetarët”, ka shtuar Berisha.

Ai, po ashtu, ka thënë se ky projektligj po e shpërfaq një mashtrim elektoral të ndërtuar me narracione.

“Ky projektligj po e shpërfaq mashtrimin elektoral dhe faktin që nuk e keni ruajtur kriterin, respektimin e kategorive të caktuara të shoqërisë. Theksin e keni vënë prapë te veteranët, dhe keni përjashtuar kategoritë qe lëngojnë nga sëmundjet kronike që ua vështirësojnë jetën”, ka thënë ai.

Sipas Berishës, kategoria më e diskriminuar në shoqërinë tonë janë veteranët.

“Ju më cicëroni këtu se e kanë bërë në të kaluarën. Keni ardhur me premtimin për ndryshim, urdhëroni bëni ndryshimin. Këto janë kategori morale, e jo partiake e as fushata elektorale. Zbatoni ligjin, vërtetoni se është nder”, ka theksuar Berisha.

Ndërsa, edhe deputeti nga AAK, Besnik Tahiri, ka thënë se ngritja e pagës minimale duhet të trajtohet me kujdes, ai është shprehur se sot është tema për pagën minimale e jo, kush është veteran e kush jo.

“E vërtetë që vendimi i Muratit shfaq një pazotësi të një kalkulimi, por kjo duhet të trajtohet me kujdes për më tutje sepse tema është kjo, e jo kush është veteran e kush ka qenë më herët”, ka thënë Tahiri.

“Ne duhet të jemi shumë serioz dhe kërkoj nga ministri Murati të ketë një diskutim shumë serioz mes dy leximeve. Unë kisha kërkuar prej jush, prej grupit parlamentar të VV-së, të ulemi e të diskutojmë haptazi. Ne si grup parlamentar është tepër me rëndësi që kjo kategori e njerëzve të mos diskriminohen në emër të një procesi tjetër” ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket diskutimit për veteranët, ai ka thënë se “Unë nuk e di, qysh e merr gjumi dikënd që u paraqit veteran e nuk është veteran. Duhet të ulemi të diskutojmë e mos të bëjmë një gabim shumë të madh”.

Ndërsa nëse miratohet ky projektligj, ai ka thënë se do të ketë edhe protesta nga ana e punëtorëve.

“Në qoftë se ne vimë sot e miratojmë 250 euro pa një zotim, ju garantoj se keni me pas protesta. AAK në këtë rast e kundërshton dhe voton kundër. Po ju them me përgjegjësi të plotë se do të lëshoni pe. Protestat do të arrijnë deri në atë pikë që do të detyroheni të lëshoni pe. Ju garantoj që protestat i keni përpara. Unë nuk mundem që të i thërras, por ata vetë do të protestojnë”, ka shtuar Tahiri.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika