“Partitë serbe në Bujanoc afër arritjes së ujdisë që në zgjedhjet lokale të dalin me një listë të përbashkët”

Partitë serbe të komunës së Bujanocit janë afër arritjes së marrëveshjes që në zgjedhjet lokale të dalin me një listë të përbashkët

Kryetari i zyrës së Këshillit Kombëtar shqiptar në Sanxhak, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se partitë serbe në komunën e Bujanocit janë afër arritjes së marrëveshjes që në zgjedhjet lokale të dalin me një listë të përbashkët.

Me anë të një postimi në Facebook, Lutfiu ka theksuar se të mërkurën e 14 shkurtit do t’i ftojë kryetarët e të gjitha subjekteve politike shqiptare për një takim.

“Partitë serbe të komunës së Bujanocit janë afër arritjes së marrëveshjes që në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit të dalin me një listë të përbashkët. Për të diskutuar rreth mundësisë së krijimit të një liste ose marrëveshjes në parim për shumicë shqiptare, nesër përmes një shkrese do t’i ftoj kryetarët e gjitha subjekteve politike shqiptare për një takim”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika