“Partneriteti do të zgjasë më shumë se 100 vite të tjera” detaje nga takimi Begaj-Blinken
Presidenca e Shqipërisë ka zbardhur detaje nga takimi që kreu i shtetit, Bajram Begaj, mbajti me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Përmes një njoftimi zyrtar, Presidenca bën me dije se presidenti Begaj bisedoi me sekretarin amerikan për rëndësinë e marrëdhënieve strategjike në mes të dy vendeve, zhvillimeve në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi […]
Presidenca e Shqipërisë ka zbardhur detaje nga takimi që kreu i shtetit, Bajram Begaj, mbajti me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Përmes një njoftimi zyrtar, Presidenca bën me dije se presidenti Begaj bisedoi me sekretarin amerikan për rëndësinë e marrëdhënieve strategjike në mes të dy vendeve, zhvillimeve në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve të NATO-s.
Raportohet se Begaj në takim e cilësoi shumë të rëndësishme këtë vizitë dhe u shpreh se ajo është një demostrim “se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.” – Advertisement –
“Kjo vizitë – vijoi më tej presidenti Begaj – është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë të jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.”
Kreu i shtetit i shrehu sekretarit Blinken mirënjohjen për atë që SHBA-ja ka bërë e po bën për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.
“Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe Ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse”- deklaroi presidenti gjatë bisedës me sekretarin amerikan të Shtetit.
Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria dhe SHBA-ja kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO duke kontribuuar në misione në Afganistan dhe Irak.
Presidenti Begaj deklaroi: ”Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale”.
”Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik, që do të zgjasë për shumë se 100 vite të tjera”- u shpreh presidenti Begaj.















