Ministrja e Drejtësisë kishte njoftuar se arsyeja e shtyerjes së vizitës së saj drejt SHBA-së kishte ardhur si rrjedhojë e situatës së krijuar në vend.

Se si e shohin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, është studio e Debat Plus në RTV Dukagjini që sjell mendimet e deputetëve, Artan Abrashi dhe Adnan Rrustemi.

Gjersa ka theksuar se situata në Kosovë nuk është një situatë e zakonshme, Abrashi ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës kishte paralajmëruar një gjë të tillë.

“Këto ditë është diskutuar shumë rreth çështjes së veriut, keminjë situatë që nuk mund të cilësohet si e zakonshme… Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar një situatë të tillë kjo nuk është diçka e re”, ka deklaruar Abrashi gjersa ka theksuar se nuk ka një përçarje me mardhëniet ndërkombëtare.

“Nga fillimi e në vazhdimësi, gjersa po flasim, jemi në kontakt të vazhdueshëm me aleatët ndërkombëtar”, ka deklaruar ai.

Të njëjtën e thotë edhe Adnan Rrustemi. Sipas tij, partneriteti me SHBA-të mbetet i palëkundur.

“Parteneriteti i Republikës së Kosovës me SHBA-të është i palëkundur dhe i padiskutueshëm”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se ftesa e Haxhiut ishte një ftesë e konceptuar nga vet SHBA dhe e njëjta, është riaranzhuar për një datë tjetër.

Lidhur me pretendimet se vizita të tilla ishin anuluar nga ana e SHBA-së kishte pasur edhe për vizitën e Ministrit Krasniqi.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, ka thënë në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, se nuk është e vërtetë që atij i është anuluar vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sipas tij, një gjë të tillë e ka kërkuar vetë ai.

Krasniqi ka theksuar se me datën 7 ka dërguar një kërkesë, me anë të së cilës, ka kërkuar që kjo vizitë të shtyhet, pasi kjo, sipas tij, është më e drejtë.

“Me fillimin e kësaj jave me datën 7, kemi kërkuar që kjo vizitë të shtyhet për në pranverë, sepse kam besuar që është më mirë të jem këtu në një situatë që kemi dorëheqje të katër komunave në veri. Kemi kërkuar që vizita të shtyhet sepse kam besuar që kështu është më e drejtë”, ka thënë Krasniqi.