Pas 12 vjetësh Qeveria e humb betejën gjyqësore me Reshat Maliqin

Kanë kaluar mbi një dekadë që nga data 25 korrik 2011, ditë kur ishte shkarkuar ish-drejtori i Policisë, Reshat Maliqi. Gjykata Themelore fillimisht e tash Gjykata e Apleit kanë vërtetuar se me shkarkimin e Maliqit, janë shkelur dispozitat ligjore, për çka shteti detyrohet t’ia kompensojë rreth 15 mijë euro. Ish-drejtori i Policisë në një prononcim për RTV Dukagjini, shprehet i lumtur që drejtësia është vënë në vend, por thotë se shteti nuk mundet t’i kompenzojë dëmet, sidomos ato profesionale

Qeveria e Kosovës

Fundi i korrikut 2011 shënon ndër ngjarjet më të rëndësishme dhe më me ndikim në shtrirjen e sovranitetit në komunat veriore.

Megjithatë ditën që nisi aksioni për futjen nën kontroll të pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, ishte shkarkuar komandanti i Policisë.

Vendimi i asaj kohe për shkarkimin e Reshat Maliqit mbanë nënshkrimin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, nuk permaban edhe arsyetimin e shkarkimit.

Tek pas 12 viteve, Reshat Maliqit, gjykata i ka dhënë të drejtë. Gjykata Themelore më 2020 e tash Gjykata e Apelit kanë vërtetuar se me shkarkimin e Maliqit, janë shkelur dispozitat ligjore.

Ky aktgjykim është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit e po ashtu nga avokati i palës së dëmtuar.

“Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, duhet të kompensohet për shkak të shkarkimit të pabazë dhe të kompensohet nga Qeveria e Kosovës. Mirëpo ky kompensim është një satistfaskion sado i vogël për z. Maliqin… Vlera është rreth 15 mijë euro”, ka thënë avokati, Berat Tmava.

Në një prononcim përmes telefonit për RTV Dukagjini, për vendimin e gjykatës ka folur vet ish-komandanti i Policisë. Ai tregon se atë kohë nuk kishte asnjë ankesë për punën e tij, shkak për të cilin sot e asaj dite tregon se nuk i di arsyet e shkarkimit.

“As nuk më ka dërguar ndonjë mesazh, as nuk kemi pas ndonjë takim, as nuk ma ka qu ndonjë emisar, unë atë ditë kam punuar deri në orën 18:30 në zyre kam shku me vozitësin me truproje në shtëpi si çdo ditë tjetër. Dhe informatën për shkarkim e kam marrë përmes televizorit”, ka thënë Maliqi.

Përpos që nuk ka njohuri pse e shkarkuan, Maliqi thotë se nuk ishte i njoftuar as për aksionin në veri.

“Unë nuk kam pasur njohuri se Policia kanë me shku në pjesën veriore. Ajo çka më është thënë mua është se po shkojnë në pjesën jugore për një operacion për parandalim të kontrabandës e jo për portin 1-31”, ka shtuar Maliqi.

Maliqi deklaron se është i kënaqur që drejtësia është vënë në vend, por megjithatë këmbëngul se shteti nuk mundet t’i kompensojë dëmet, sidomos ato profesionale.

E nga Qeveria e Kosovës nuk kanë folur gjatë ditës për betejën ligjore të cilën e kanë humbur. RTV Dukagjini përmes adresës zyrtare elektronike ka kërkuar informacione nëse Qeveria e ka pranuar akt-gjykimin e Apelit dhe cili është qëndrimi për këtë çështje, por nuk janë përgjigjur.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika