Pas 13 vjetësh në kërkim arrestohet Pjetër Paçani

Pjetër Paçani, i dënuar me 25 vjet burgim, për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2011, është arrestuar pas 13 vjetësh arrati. Ai është arrestuar të martën në Fier nga Forcat Operacionale.

Sipas policisë, ai me vete kishte 3 automatikë dhe 3 pistoleta.

Paçani prej vitesh ishte në mesin 50 personave më të kërkuar në Shqipëri.

61-vjeçari ishte dënuar në vitin 2014 nga Gjykata e Tiranës për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi më datën 18 Janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë. Pjetër Paçani, i cili ishte biznesmen i një kompanie betoni, ekzekutoi me armë zjarri Ndoc Zymajn dhe Vlash Gjeçit.

Shkak për krimin dyshohet se u bë një kontratë huamarrjeje mbi 100 mijë euro, e cila nuk është kthyer sipas kohës së parashikuar në kontratë.

Palët fillimisht u konfliktuan nëpërmjet mesazheve telefonike dhe bisedave, duke ofenduar njëri-tjetrin. Pas kësaj, situata përshkallëzoi.

Ditën e krimit, Pjetër Paçani mori pistoletën dhe shkoi në lokalin ku Vlash Gjeçi dhe Ndoc Zymaj po pinin kafe, dhe sipas dosjes hetimore, Paçani kishte hyrë në lokal, duke nxjerrë armën dhe duke ju thënë “…mos lëvizni…”.

Sipas dosjes hetimore, ai kishte shtënë disa herë në drejtim të tyre dhe më pas kishte thënë“…më shani prapë me nënë e motër…”.

Ai kishte dalë nga lokali, duke hipur në makinën e tij Porsche, duke u largua nga vendi i ngjarjes dhe duke jetuar në arrati për vite me radhë.

Njëri prej viktimave, Vlash Gjeçi, i cili pas të shtënave kishte mbetur ende i gjallë sipas dëshmitarëve kishte thënë, “…na preu në besë…”/ raporton TvKlan.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika