Pas 20 ditësh, largohen barrikadat në Rudar të Zveçanit
Serbët lokalë pasditen e së enjtes ikanë larguar barrikadat në Rudar të Zveçanit pas 20 ditësh bllokim të rrugëve dhe pengim të lëvizjes të lirë. Tashmë janë larguar edhe kamionët e fundit që ishin vendosur në atë pjesë Persona që janë parë duke i larguar këto barrikada ishin të maskuar. Largimi i barrikadave në Rudar, […]
Serbët lokalë pasditen e së enjtes ikanë larguar barrikadat në Rudar të Zveçanit pas 20 ditësh bllokim të rrugëve dhe pengim të lëvizjes të lirë.
Tashmë janë larguar edhe kamionët e fundit që ishin vendosur në atë pjesë
Persona që janë parë duke i larguar këto barrikada ishin të maskuar.
Largimi i barrikadave në Rudar, persona të maskuar lëvizin lirshëm
Po ashtu sot është liruar për qarkullim edhe Merdarja, pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, pas dy ditësh e mbyllur.
Ndryshe, që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Ndërkaq më 28 dhjetor, autoritetet në Kosovë ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak për Dejan Pantiq.
Pas kësaj, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.















