Pas 26 vjetësh, identifikohen mbetjet mortore të tri viktimave të masakrës së Kralanit
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se pas 26 vjetësh kërkimesh dhe pritjeje, janë identifikuar mbetjet mortore të tri viktimave të masakrës së Kralanit, të cilët ishin në listën e personave të zhdukur që nga Lufta e Kosovës. Viktimat e identifikuara janë, Sabedin Kryeziu nga fshati Mleqan i Malishevës, Mentor Kryeziu nga fshati […]
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se pas 26 vjetësh kërkimesh dhe pritjeje, janë identifikuar mbetjet mortore të tri viktimave të masakrës së Kralanit, të cilët ishin në listën e personave të zhdukur që nga Lufta e Kosovës.
Viktimat e identifikuara janë, Sabedin Kryeziu nga fshati Mleqan i Malishevës, Mentor Kryeziu nga fshati Bubavec i Malishevës dhe Vehbi Halilaj nga fshati Llapqevë i Malishevës.
Sipas njoftimit, informimi zyrtar për familjet është bërë nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, me praninë e kryetarit të Shoqatës së Familjeve të Viktimave të Luftës dhe Personave të Zhdukur “Kujtesa”, si dhe përfaqësuesve të Komunës së Malishevës.
Këto tri identifikime vijnë pas atyre të tetë viktimave të tjera nga e njëjta masakër, eshtrat e të cilëve u gjetën dhe u zhvarrosën nga një varr masiv në Bishtazhin, për të cilat familjet ishin njoftuar javën e kaluar.
Po ashtu, komisioni u ka shprehur ngushëllime familjeve Kryeziu dhe Halilaj.















