Pas 27 vjetësh, një president gjerman viziton Tiranën

Presidenti gjerman, Frank- Walter Steinmeier, do të vizitojë Shqipërinë, të enjten e 1 dhjetorit, ku do të pritet nga homologu shqiptar, Bajram Begaj. Kjo shënon vizitën e parë të një presidenti gjerman në Shqipëri, pas 27 vjetësh

Fotoilustrim





Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, do ta vizitojë Shqipërinë, të enjten e 1 dhjetorit, ka konfirmuar Presidenca e Shqipërisë.

Kjo shënon vizitën e parë të një presidenti gjerman në Shqipëri, pas 27 vjetësh.

Steinmeier do të pritet nga homologu i tij shqiptar, Bajram Begaj.

“Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë, për të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Steimeier ka vizituar gjatë ditës së djeshme edhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit të Ambasadës gjermane në Tiranë, udhëtimi është një sinjal i mëtejshëm se Gjermania po mbështet dhe ndjek intensivisht rrugën evropiane të rajonit në tërësi dhe të Shqipërisë në veçanti.

“Kjo është hera e parë në 27 vjet që një president gjerman viziton Republikën e Shqipërisë. Presidenti Steinmeier ka pasur mundësinë të njihej me Tiranën dhe të zhvillonte bisedime në detyrën e tij të mëparshme si ministër i Jashtëm. Programi i udhëtimit përfshin bisedime me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, si dhe një fjalë në Kuvend. Gjithashtu, është planifikuar një takim me nxënës/e nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, një diskutim mbi ballafaqimin me të kaluarën komuniste dhe një vizitë në një kompani gjermane, ku do të hidhet dritë mbi potencialet ekonomike dhe mundësitë këtu në Shqipëri. Presidenti Federal është i lumtur që do mundë të njohë historinë dhe kulturën shqiptare gjatë një vizite në Berat, duke krijuar kështu një përshtypje mbi bashkëpunimin gjermano-shqiptar për zhvillim”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Steinmeier ka uruar Shqipërinë për festën e 28 Nëntorit, duke thënë se Shqipërinë dhe Gjermaninë i lidh një partneritet i ngushtë, dypalësh dhe si vende aleatë të NATO-s.

“Shqipërinë dhe Gjermaninë i lidh një partneritet i ngushtë, në nivel dypalësh dhe si vende aleate të NATO-s. Gëzohem që përmes nisjes së bisedimeve të anëtarësimit, këtë korrik Shqipëria ka bërë edhe një hap historik drejt Bashkimit Evropian. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë në mënyrë aktive vendin tuaj në këtë rrugë, si mik dhe partner. Uroj për ju dhe bashkëkombasit tuaj mbarëvajtje personale dhe një të ardhme në paqe, liri dhe mirëqenie“, ka thënë Steinmeier, shkruan Ambasada Gjermane e Tiranës.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika