Pas 5 orësh përfundon intervistimi i Pecit

Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Faton Peci, është liruar në procedurë të rregullt pas një intervistimi pesëorësh nga Njësia e Veçantë e Hetimeve në Policinë e Kosovës, në lidhje me kontratën e dyshimtë 60-milionëshe për menaxhimin e mbetjeve të nënprodukteve shtazore.

Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

“Është liruar ne procedure te rregullt, është intervistuar ne cilësinë e te dyshuarit dhe intervistimi tashme ka përfunduar”, ka njoftuar Luta për Dukagjinin.

Për të njëjtin rast është intervistuar edhe Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Bekim Hoxha, nga e njëjta njësi hetimore e Policisë së Kosovës. Hetimet lidhen me dyshimet për keqpërdorime në tenderin për funksionalizimin e objekteve për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Gjatë ditës janë kryer bastisje në disa lokacione të rëndësishme, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe në lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika