Pas 88 vjetësh, bëhet falja e parë në Xhaminë Hagia Sophia

Me nisjen e muajit të Ramazanit, xhamitë gjithmonë janë gati për faljen e veçantë (Taravisë) të mbrëmjes që kryhet gjatë muajit të agjërimit.

E për herë të parë, Xhamia e Madhe Aja Sofia (Hagia Sophia) në Stamboll të Turqisë zhvilloi faljen e parë pas 88 vjetësh. Kjo xhami u shndërrua në muze në vitin 1934 dhe rifitoi statusin e saj si xhami në vitin 2020, kur dhe u hap për falje më 24 korrik të atij viti.

Tani namazi i taravive, gjatë këtij muaji të ramazanit, do të falet në Xhaminë Aja Sofia pas dy vjetësh vonesë, për shkak të pandemisë COVID-19. Por, me shumicën e popullsisë të vaksinuar, me numrin e rasteve dhe vdekjeve që bien e shërimeve që po shtohen çdo ditë në Turqi, autoritetet turke vendosën të rihapin xhaminë për Ramazan, muajin më të shenjtë të vitit për myslimanët.

Qytetarët duke falur namazin e natës (Taravisë), Xhamia Hagia Sophia, 1 Prill 2022

Gjithashtu, në xhami do të mbahen edhe shumë ngjarje të tjera përgjatë këtij muaji të shenjtë.

Monumenti ikonë kishte shërbyer si kishë për 916 vjet deri në pushtimin e Stambollit. Më pas shërbeu si xhami, nga viti 1453 deri në vitin 1934 gati 500 vjet, dhe së fundmi si muze për 86 vjet.

Kjo ndërtesë historike është ndër më të vizituarat në Turqi nga turistët vendas dhe ndërkombëtarë. Në vitin 1985, gjatë kohës së saj si muze, Aja Sofia u shtua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Namazi i taravive falet pas jacisë (namazit të natës), gjatë muajit të Ramazanit. Këto lutje njihen edhe si Kijam-Ul Lejl (namazet e natës) pasi mund të falen deri në mesnatë. Aty përfshihen njëzet rekate që falen çdo ditë gjatë Ramazanit ndërmjet namazit të jacisë dhe namazit të Vitrit.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika