Pas aktgjykimit në Hagë, Haxhiu fton në takim familjet e ish-krerëve të UÇK-së

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar për takim në Presidencë familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi pas aktgjykimit dënues nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Burime brenda Presidencës i kanë bërë me dije Televizionit Dukagjini se takimi pritet të zhvillohet gjatë kësaj jave, njofton Dukagjini.

Burimet nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth përmbajtjes së takimit apo datës së saktë kur ai do të mbahet.

Kujtojmë se që nga shpallja e aktgjykimit sot do të mbahet nata e shtatë e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë teksa protesta kundër këtij aktgjykimi ka pasur edhe në disa shtete të Evropës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika