Pas akuzave të PDK-së, reagon Caritas: Nuk kemi të bëjmë asgjë me këtë ngjarje

Organizata Caritas me seli në Ferizaj, ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) se kjo organizatë ka marrë nga shteti rreth 1 milion euro

Logo e organizatës Caritas

Pas akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët kishin akuzuar Ministren e Punëve të Jashtme (MPJD) dhe ministrin Fikrim Damka, për keqpërdorimin e 1.1 milion eurove përmes një marrëveshjeje me organizatën Caritas, ka reaguar kjo e fundit.

Të enjten organizata Caritas me seli në Ferizaj, kanë thënë se distancohen nga zhvillimet e fundit ku përfolet emri i organizatës së tyre.

Përmes një reagimi në Facebook, nga kjo organizatë thonë se janë organizata e vetme e cila njihet nga Kisha Katolike në Kosovë si organizatë humanitare dhe e cila ka legjitimitetin për të vepruar me këtë emër.

“Ky reagim bëhet për të njoftuar opinionin e gjerë dhe për të qartësuar përdorimin e emrit “Caritas”. Caritas Kosova distancohet nga këto zhvillime dhe nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen në fjalë.  Caritas Kosova është organizata e vetme e cila njihet nga Kisha Katolike në Kosovë si organizatë humanitare dhe e cila ka legjitimitetin për të vepruar me këtë emër”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Tutje në postim thuhet se “operimi i organizatave tjera në territorin e Republikës së Kosovës me emrin Caritas, konsiderohet nga ne si ndërhyrje flagrante në reputacionin dhe mandatin e Caritas Kosova”.

Akuzat i ka mohuar edhe ministrja Donika Gërvalla-Schwartz, e cila përmes një reagimi ka thënë se” Jo 1.1 milion euro, por as edhe 1.1 cent”.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, të enjten e dy qershorit ka njoftuar se ka nisur procedurat e hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion.

Kështu është bërë e ditur nga prokuroria përmes një komunikate për media.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika