Pas anulimit të konkursit, MAShTI pret rekrutimin e inspektorëve të rinj

Zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku-Bërdyna, ka thënë se në javët në vijim pritet që MAShTI të fillojë procesin e rekrutimit të inspektorëve të rinj

Ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit pret që në javët në vijim të fillojë procesin e rekrutimit të inspektorëve të rinj.

Zëvendësministrja Edona Maloku-Bërdyna ka pranuar se nuk ka inspektorë të mjaftueshëm, duke shtuar se një ndër qëllimet e qeverisë mbetet rritja e numrit të tyre.

Një konkurs për inspektor të arsimit ishte hapur në fund të vitit të kaluar, por i njëjti ishte anuluar.

Në një konferencë për media, Maloku-Bërdyna ka thënë se komisioni vlerësues kishte gjetur shkelje në këtë konkurs.

“Jemi të vetëdijshëm se kemi numër të vogël të inspektorëve të arsimit, dhe me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit në vend, njëra ndër qëllimet tona ka qenë edhe mbetet rritja e numrit të inspektorëve, synimi i këtij konkursi ka qenë pikërisht ky, ku me kërkesën tonë Ministria e Punëve të Brendshme e ka hapur konkursin dhe janë zhvilluar të gjitha procedurat, por që pastaj komisioni vlerësues ka gjetur se ka pasur disa shkelje ose hapa që në procedurë nuk kanë shkuar siç duhet, kështu që me rekomandimin e tyre është anuluar konkursi. Ne presim që në javët në vijim t’i kthehemi prapë kësaj pune dhe të vazhdojmë me rekrutimin e inspektorëve të rinj, sepse e kemi shumë me rëndësi që ata të jenë në sistem sa më parë”, ka thënë ajo, shkruan KP.

Ajo ka thënë se janë duke i evidentuar hapësirat për ndërtimin e çerdheve në komuna të ndryshme të Kosovës.

Maloku-Bërdyna ka bërë të ditur se është hapur tenderi për ndërtimin e tri çerdheve të reja, në Batllavë, Fushë-Kosovë dhe Godanc të Shtimes.

“Kemi hapur tenderin edhe për ndërtimin e tri çerdheve të reja, në Batllavë të Podujevës, Fushë-Kosovë dhe në Godanc të Shtimes. Ministria e Arsimit do të vazhdojë me planin për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve të reja për të siguruar hapësirat e nevojshme për secilin fëmijë. Po ashtu, jemi në kontakt edhe me komunat për evidentimin e hapësirave për ndërtimin e çerdheve të reja si aktivitet i shtuar këtë vit dhe vitin e ardhshëm”, ka thënë ajo./KP/.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika