Kremlini ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës për një periudhë 30-ditore, pas një thirrjeje telefonike nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një deklaratë të lëshuar nga Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, thuhet se të dy liderët diskutuan nevojën për paqe dhe një armëpushim të menjëhershëm në luftën në Ukrainë.

Siç raporton BBC, Trump dhe Putin ranë dakord se konflikti duhet të mbyllet me një paqe të qëndrueshme.

Ata shprehën gjithashtu dëshirën për marrëdhënie më të mira midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, duke theksuar se shpenzimi i jetëve dhe burimeve nga të dyja palët do të ishte më i dobishëm për nevojat e popujve të tyre.

Leavitt ka shtuar se të dy liderët theksuan se ky konflikt nuk duhej të kishte nisur kurrë dhe duhet të kishte përfunduar me përpjekje të sinqerta dhe të mirëbesuara për paqe.

Për më tepër, Trump dhe Putin diskutuan gjithashtu rreth përhapjes së armëve strategjike dhe tensioneve ndërmjet Izraelit dhe Iranit.