Pas deklaratës së Kurtit në Bruksel, Mushkolaj ka një pyetje për të
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ishte ekipi menaxhues ai i cili dekomisioni veten pas prezantimit të draft-statutit të Asocacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Draft-statuti që prezantoi ekipi menaxhues i cili sonte dekomisionoi vetën me rastin e prezantimit të draft-statutit është rezultat i dëshirës për “Republika Srpska” në […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ishte ekipi menaxhues ai i cili dekomisioni veten pas prezantimit të draft-statutit të Asocacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Draft-statuti që prezantoi ekipi menaxhues i cili sonte dekomisionoi vetën me rastin e prezantimit të draft-statutit është rezultat i dëshirës për “Republika Srpska” në Kosovë. Qartazi, ekziston dëshira për ‘Republika Srpska” në Kosovë dhe qartazi, kjo dëshirë e ka shkruar këtë statut”, ka thënë ai.
Mirëpo, analisti Imer Mushkolaj ka një pyetje për të lidhur me ‘habinë’ e Kurtit mbi draft-statutin e prezantuar.
“Po habitna qysh po habitet Kurti me draft-statutin për Asociacionin. Pse nuk e ki shkarku ekipin menaxhues, o pllum”, ka reaguar Mushkolaj.
Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, ka publikuar tri vendime të qeverive të kaluara mbi “Ekipin menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar nga përbërja fillestare e ekipit.
“Më lejoni që të ju njoftoj se për këtë ekip, janë gjithsej tre vendime të Ministrisë së Pushtetit Lokal të tre qeverive të ndryshme, që janë bazuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Vendimi i parë ishte marrë në qershor të vitit 2013, gjatë Qeverisë Thaçi. Vendimi i dytë ishte marrë në qershor të vitit 2016, gjatë Qeverisë Mustafa. Vendimi i tretë ishte marrë në shtator të vitit 2020, gjatë Qeverisë Hoti. Nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht. Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues”, thuhet në postim.
Ai kishte bërë të ditur se më 18 prill i është drejtuar me ftesë këtij grupi, por se ende nuk kishte pranuar përgjigje.















