Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale cakton afatet për kompensimin e viktimave

Gjykata Speciale ka lëshuar një urdhër tjetër të rëndësishëm që lidhet me vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Kjo gjykatë ka nxjerr urdhër për kompensimin e 156 viktimave, ndërkohë që për shumën do të vendoset në muajt në vazhdim.

Menjëherë pasi trupi gjykues shpalli vendimin ndaj ish krerëve të UÇK-së, një tjetër vendim i rëndësishëm u nënshkrua.

Kryetari i trupit gjykues ka lëshuar urdhër për dëmshpërblimin e viktimave që janë pranuar në këtë çështje gjyqësore, dhe përmes këtij urdhri janë përcaktuar afatet kohore.

Në arsyetimin e tij, Paneli ka vlerësuar se referimi i viktimave në gjykatat e Kosovës për padi civile për zhdëmtim mund të rrezikojë masat mbrojtëse të vendosura nga Dhomat e Specializuara dhe të ndikojë negativisht në të drejtën e tyre për zhdëmtim.

“Procedurat gjyqësore civile në Kosovë nuk ofrojnë mundësi të përshtatshme që viktimat në çështjen aktuale të kërkojnë dëmshpërblim adekuat dhe në kohë. 34 Mbrojtësi i Viktimave thekson faktin se ekspertët në çështjen *Mustafa* kanë deklaruar se, nëse viktimat e krimeve që bien nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara (DHS) do të kërkonin kompensim para gjykatave civile në Kosovë, ato mund të përballeshin me një sërë vështirësish, si ligjore ashtu edhe praktike.”

Në urdhrin e trupit gjykues, është arsyetuar kjo me faktin se një numër i madh i viktimave nuk janë të nacionalitetit shqiptar.

“Paneli vëren më tej pretendimin e mbrojtësit t të Viktimave se shumë viktima pjesëmarrëse në rastin aktual janë serbë, jetojnë jashtë Kosovës ose kanë status të mbrojtur në vende të treta. Paneli gjithashtu kujton se ka gjetur, se vazhdon të ketë një klimë të përhapur frike dhe kërcënimi në Kosovë kundër dëshmitarëve ose dëshmitarëve të mundshëm të Gjykatës së Lartë, familjeve të tyre dhe, në përgjithësi kundër atyre që ofrojnë informacione në hetime ose ndjekje penale të krimeve që dyshohet se janë kryer nga ish-anëtarë të UÇK-së.”

Gjatë procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, janë pranuar 156 viktima.

Në rastin e Salih Mustafës, gjykata kishte vendosur që shuma e dëmshpërblimit të viktimave të jetë 207 mijë euro, e në rastin e Pjetër Shalës, 208 mijë euro.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika