Pas dyshimeve për helmim në Han të Elezit, analizat gjejnë baktere të gjalla mbi normat e lejuara në ujin e pijes

Baktere të gjalla mbi normat e lejuara kanë rezultuar të kenë mostrat e ujit të marra në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit, ku qindra qytetarë morën trajtime mjekësore

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në mostrat e ujit të marra në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit, ku qindra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, janë gjetur baktere të gjalla.

Nga analizat fizikokimike ka rezultuar se mostrat janë brenda standardeve të lejuara për ujin e pijes, edhe pse në burimet e ujit në këtë fshat nuk ka sistem të klorit.

Në njoftimin e misnitrisë, thuhet se nga aspekti mikrobiologjik, në mostra, ka rezultuar të ketë baktere të gjalla mbi normat e lejuara dhe streptokokë me prejardhje fekale.

“Nga aspekti mikrobiologjik në mostrën e ujit të marrë në fshatin Seqishtë janë prezente numri i tërësishëm i baktereve të gjalla, ndërsa në mostrën e ujit të marrë në fshatin Gorancë janë prezente numri i tërësishëm i baktereve të gjalla mbi normat e lejuara dhe Streptokoke me prejardhje fekale”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se bashkë me Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, e kanë bërë furnizimin me barna në Qendrën Kryesore Familjare në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente, për shkak të dyshimeve për helmim nga uji i pijes.

Përveç në komunën e Hanit të Elezit, MSh-ja ka bërë furnizimin me barna edhe në komunën e Kaçanikut, për shkak të helmimit të qytetarëve nga uji i kontaminuar.

Ndryshe, deri të martën e 12 korrikut, mbi 200 persona kishin kërkuar trajtim mjekësor.

Ndërda, brenda 24 orëve të fundit janë paraqitur 34 raste në AMF-në e fshatit Gorancë, dhe 13 raste në QKMF-në e Hani Elezit.

Të gjitha rastet ishin nga fshati Gorancë dhe kishin simptomatologji të njëjtë me: ethe, temperaturë, kokëdhembje, mundim, vjellje dhe barkqitje.

Rekomandimet e IKSHPK-së janë që të raportohen menjëherë rastet e dyshimta të helmimit, të vlohet uji që përdoret për pije ose të shfrytëzohen resurse të tjera me ujë të sigurt, të instalohet klorinatori, të përcillet cilësia e ujit e të merren të gjitha masat për vetëdijesim të qytetarëve.

IKShPK për helmimet në Han të Elezit: Rezultatet e mostrave janë brenda standardeve për ujin e pijes

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika