Pas dyshimeve për helmim të ujit, MSh-ja dhe ShSKUK-ja e furnizojnë Hanin e Elezit me barna

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pas dyshimeve për kontaminim të ujit, kanë dërguar barna në komunën e Hanit të Elezit

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se bashkë me Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, e kanë bërë furnizimin me barna në Qendrën Kryesore Familjare në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente, për shkak të dyshimeve për helmim nga uji i pijes.

Përveç në komunën e Hanit të Elezit, MSh-ja ka bërë furnizimin me barna edhe në komunën e Kaçanikut, për shkak të helmimit të qytetarëve nga uji i kontaminuar.

Në njoftimin e saj, MSh-ja ka treguar për llojet e furnizimeve dhe sasinë e tyre në dy komunat e lartcekura:

Nga SP Ferizaj për QKMF Kaçanik (Furnizimi me datën 08.07.2022)

  1. Ringer sol 500 copë,
  2. NaCl 500ml 700 copë,
  3. Kanilla 22G 1000 copë,
  4. Hyoscine amp. 120 copë,

Nga QKUK per QKMF Hani i Elezit (Furnizimi me datën 12.07.2022)

  1. NaCl 500ml 500 copë,
  2. Hyoscine amp. 60 copë,
  3. Metoclopramide amp. 150 copë.

Po ashtu, MSh-ja ka bërë të ditur se komunat e tjera si ajo e Vitisë dhe e Ferizajit, janë në gjendje gatishmërie për ta ndihmuar komunën e Hanit të Elezit, derisa situata të qetësohet, pas dyshimeve për helmime nga uji i pijes.

Nga data 10 dhe 11 korrik të këtij viti, në komunën e Hanit të Elezit, janë paraqitur për ndihmë mbi 100 persona, me simptoma të njëjta siç janë, barkqitja, vjellja dhe temperatura.

Sipas IKShPK-së, numri i personave që kanë kërkuar ndihmë është shtuar, po ashtu, është lëshuar në përdorim edhe një burim i ri i ujit të pijshëm.

Sipas këtij institucioni, nga mostrat ujit të cilat janë marrë për analiza fiziko-kimike, “përveç turbullirës në dy raste rezultojnë brenda parametrave normale”.

IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve të komunës së Elez Hanit, që uji para përdorimit të vlohet.

Shija e redaktorit

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Të fundit nga rubrika