Pas eliminimit nga Botërori, trajneri i Belgjikës jep dorëheqje

Roberto Martinez ka dhënë dorëheqje dhe nuk është më trajneri i kombëtares së Belgjikës pas largimit të së enjtes nga Kupa e Botës

Roberto Martine





Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka njoftuar se do të largohet nga pozita e tij pas një largimi shokues në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

“Kjo ishte ndeshja ime e fundit për ekipin kombëtar,” ka thënë Martinez pasi një barazim 0-0 me Kroacinë çoi në eliminimin e ekipit nga turneu në Katar.

Martinez, i cili ishte në udhëheqje të ekipit, dërgoi Belgjikën në vendin e tretë në Kupën e Botës në Rusi në vitin 2018, në atë që konsiderohej një brez i artë për vendin.

Pavarësisht një fillimi fitues në Katar, një disfatë shokuese ndaj Marokut dhe një barazim pa gola kundër Kroacisë bëri që Belgjika të dilte tronditëse nga turneu i vitit 2022 pa arritur në fazat e eliminimit.

Martinez, duke folur menjëherë pas eliminimit të Belgjikës, tha se nuk kishte dhënë dorëheqjen, por nuk do të rinovonte kontratën.

“Unë arrita me idenë e qartë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2018. Më pas u angazhuam shumë me projektin dhe fituam një medalje bronzi. Jam shumë krenar për këta lojtarë. Ka qenë e mahnitshme”, ka thënë ai, raporton Sky Sports.

Po ashtu, ai ka thënë se kanë qenë gjashtë vjet ku kanë qenë në gjendje të bëjmë gjithçka dhe se ekipi u ka dhënë tifozëve gëzimin e vërtetë. “Kjo është koha që unë të pranoj ka mbaruar. Unë nuk jap dorëheqjen. Është fundi i kontratës sime”, ka deklaruar ai.

Tashmë Kroacia ka kaluar në 16-shen e fundit të Kupës së Botës së bashku me fituesin e Grupit F, Marokun, i cili mundi Kanadanë tashmë të eliminuar 2-1. Belgjika është eliminuar nga Kupa e Botës, duke përfunduar e treta një pikë pas Kroacisë.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika