Pas Enis Alushit edhe Albert Bunjaku mohon kontaktet me Agim Ademin

As Albert Bunjaku nuk është kontaktuar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, për ndonjë pozitë te grupmoshat e reja të Kombëtares së Kosovës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar ish-sulmuesi i ‘Dardanëve’ për TV Dukagjinin.

Ai ka thënë se momentalisht nuk ka pasur asnjë kontakt me Ademin apo ndonjë zyrtar tjetër të FFK-së.

“Kam pasur kontakte me Presidentin disa kohë më parë, por për momentin nuk kam pasur kontakt me askënd,” tha Bunjaku.

Përveç tij, kontaktet me të parin e shtëpisë së futbollit kosovar i ka mohuar edhe ish-futbollisti tjetër, Enis Alushi.

“Fillimisht nuk ka asgjë konkrete. Domethënë nuk kam biseduar me askënd konkretisht për ndonjë pozicion apo kushte tjera,” ka theksuar Alushi të hënën për TV Dukagjinin.

Pak ditë më parë, Agim Ademi kishte deklaruar në ‘Kanal 10’ se ish futbollistët e Kosovës, Anel Rashkaj, Besart Berisha, Enis Alushi dhe Albert Bunjaku do të jenë pjesë e ekipeve zinxhir të Kombëtares.

“Anel Rashkaj sigurisht do të jetë pjesë e jona, Besart Berisha i cili momentalisht është në Prishtinë, sigurisht është pjesë e jona. Pastaj, do të jetë besoj edhe Enis Alushi në pozicione tjera, do të jetë edhe Bunjaku, Alberti futbollisti që ka qenë, sigurisht edhe ai do të jetë. Këto janë gjenerata të cilat do të jenë si prurje në Federatë, në organizimin e Federatës edhe në administratë edhe në sektorin teknik, ku e dini i prinë një gjerman që e kemi aty, Markus Weidner, i cili faktikisht ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë për këtë kohë sa është,” ka thënë Ademi.

Teksa, Anel Rashkaj dhe Besart Berisha e kanë konfirmuar për televizionin që janë kontaktuar nga Ademi.

Enis Alushi mohon kontaktet me Agim Ademin, Rashkaj dhe Berisha konfirmojnë bisedimet me FFK-në

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika