Pas humbjeve të fundit në Ukrainë, SHBA po shqyrton dërgimin e automjeteve luftarake “Bradley”

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar të mërkurën e 5 janarit, se SHBA-ja po shqyrton dërgimin e automjeteve luftarake “Bradley” në Ukrainë. Ndërsa, nga Shtëpia e Bardhë kanë thënë se po shikojnë edhe mënyrën për të targetuar prodhimin e dronëve iranianë

Automjete luftarake amerikane Bradley

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha më vonë të mërkurën se Uashingtoni po shqyrton dërgimin e automjeteve luftarake Bradley në Ukrainë.

Automjeti luftarak Bradley, i cili ka një armë të fuqishme, ka qenë një element kryesor i ushtrisë amerikane për të transportuar trupa nëpër fushat e betejës që nga mesi i viteve 1980. Ushtria amerikane ka mijëra Bradley dhe ata do t’i jepnin Ukrainës më shumë fuqi zjarri në fushën e betejës dhe do të forconin aftësinë e saj në luftën e llogoreve, shkruan The Guardian.

Kievi ka kërkuar vazhdimisht nga aleatët perëndimorë mjete luftarake më të rënda si tanket e prodhimit gjerman Abrams dhe Leopard.

Ndërkaq, një zyrtar i lartë i administratës amerikane ka dhënë një vlerësim të kthjellët të luftimeve në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, raporton Reuters, veçanërisht rreth qytetit të rrënuar kryesisht të Bakhmutit, të kontrolluar nga ukrainasit.

“Luftimi është ende mjaft i nxehtë. Unë mendoj se atë që po shohim në Bakhmut duhet të presim të shohim diku tjetër përgjatë frontit se do të ketë luftime të vazhdueshme në muajt e ardhshëm”, ka deklaruar ai.

Në fjalimin e tij me video, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se trupat ukrainase jashtë Bakhmutit po u shkaktonin humbje të shumta rusëve dhe tha se Moska po ndërton forcat e saj në rajon.

Ndërsa, Maksym Kozytskyi, guvernatori i Lviv, ka postuar përditësimin e tij të përditshëm mbi ngjarjet në rajon.

Ai ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur një alarm ajror të mërkurën në mëngjes, por asnjë sulm nuk është materializuar.

Kurse, ka shtuar se në 24 orët e fundit, 60 persona të zhvendosur brenda vendit arritën në Lviv me tren dhe 58 me autobus.

Ndërsa, ka theksuar se ata po udhëtonin nga ajo që ai e përshkroi si “epiqendra të armiqësive”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika