Pas intervenimit të KFOR-it nga ajri, Totaj njofton se është shuar zjarri në Prevallë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se zjarri në Prevallë është shuar falë intervenimit të KFOR-it nga ajri, që përfshiu përdorimin e helikopterëve për të hedhur ujë mbi zonën e prekur. Totaj ka falënderuar KFOR-in dhe të gjithë akterët e tjerë për ndihmën dhe përkushtimin në menaxhimin e situatës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se zjarri që kaploi malet në Prevallë është shuar falë intervenimit të KFOR-it nga ajri.

Në një postim në Facebook, Totaj ka theksuar se situata është nën kontroll dhe nuk ka shenja që zjarri mund të rifillojë.  Sipas Totajt, për të parandaluar përhapjen e zjarrit, u vendos që të ndërhyhet nga ajri, ku KFOR-i përdori helikopterë për të hedhur ujë mbi zonën e prekur.

“Si rezultat i përcjelljes së gjendjes së krijuar me zjarret në Prevallë dhe pas konsultimeve me të gjithë akteret, përfshirë edhe KFOR-in, u vlerësua se për ta evituar rrezikun e përhapjes së mëtutjeshme të zjarrit duhet intervenuar nga ajri.

KFOR-i edhe një herë e ri konfirmoi përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë.

Gjate intervenimit nga ajri, nga ana e KFOR-it, me anë të helikopterëve është hedhur ujë, ndërsa, zjarri është shuar dhe nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njejtë.

Megjithatë, bashkë me të gjithë akterët relevant në terren jemi në përcjellje të situatës.

Jemi falënderues dhe mirënjohës jo vetëm ndaj KFOR-it por dhe ndaj të gjithë akterëve tjerë të cilët dhanë kontributin, se pari për ta menaxhuar e pastaj për të shuar zjarrin.

Falënderim për shtabin emergjent të krijuar nga Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë e Komunës së Prizrenit, posaçërisht zjarrfikësve prizrenas që monitoruan situatën gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Totaj në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika