Katër zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, të cilët u intervistuan të enjten nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

Burime të “Betimit për Drejtësi” bëjnë të ditur se të intervistuarit janë Sabit Muzaqi, Florije Selimi, Vjollca Vishaj dhe Edila Gosalci. Hetimet lidhen me çështjen e licencimit të autoshkollave.