Pas kallëzimit penal ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, Prokuroria: Do të analizohen veprimet e prokurores së rastit

Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se e ka përcjellë me vëmendje debatin e zhvilluar në opinionin publik lidhur me çështjen e gazetarit Lirim Mehmetaj

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar pas debatit të zhvilluar në lidhje me kallëzimin penal të ngritur ndaj gazetarit Lirim Mehmetajt.

Në njoftim bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal privat kundër Mehmetajt nga pala e dëmtuar D.M..

“Andaj, njoftojmë opinionin publik se veprimet e ndërmarra në këtë çështje janë në drejtim të trajtimit të kallëzimit penal, për të cilën Prokurori i Shtetit ka obligim ligjor të trajtojë dhe sqarojë të gjitha rrethanat të cilat pretendohen nga palët e përfshira në proceset që zhvillohen para Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.

“Megjithatë, në situatën konkrete, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë,  Zejnullah Gashi, do t’i analizojë veprimet e prokurores së rastit për këtë çështje dhe do të vlerësojë nëse eventualisht ka tejkalim të kompetencave që nuk janë në përputhje me ligjin”, vijon tutje.

Më tej, prokuroria tha se Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar për respektimin e lirisë së shprehjes dhe të drejtave të tjera të njeriut të cilat janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika