Pas Kurtit edhe Sveçla i falënderon serbët për konvertimin e patentë shoferëve
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka falënderuar qytetarët serbë për konvertimin e patentë shoferëve nga ata ilegalë të Serbisë në zyrtar të Kosovës. Ai ka thënë se pas mbi 6 mijë e 500 aplikimeve ka përfunduar edhe afati kohor i konvertimit të patentëve. “Me 6509 aplikime në gjithë Republikën e Kosovës përfundon afati […]
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka falënderuar qytetarët serbë për konvertimin e patentë shoferëve nga ata ilegalë të Serbisë në zyrtar të Kosovës.
Ai ka thënë se pas mbi 6 mijë e 500 aplikimeve ka përfunduar edhe afati kohor i konvertimit të patentëve.
“Me 6509 aplikime në gjithë Republikën e Kosovës përfundon afati i konvertimit të patentë shoferëve nga ata ilegal të Serbisë në zyrtar të Republikës së Kosovës. I falënderoj të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe zbatimin e vendimit tonë. U jam mirënjohës stafit të Agjencisë së Regjistrimit Civil për punën e palodhshme gjatë kësaj kohe e në vazhdimësi”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Para Sfeçlës, një falenderim e ka bërë i pari i qeverisë, kryeministri Kurti.















