Pas largimit nga Dinamo, Arsim Abazi hedh akuza të rënda për presidentin e klubit

Vetëm katër muaj ka zgjatur aventura e Arsim Abazit në krye të Dinamos së Ferizajt.

Pas humbjes ndaj Vëllaznimit, palët kanë ndarë rrugët.

Por sipas vetë Abazit, problemet kishin nisur shumë më herët dhe largimi i tij nuk lidhet drejtpërdrejt me këtë disfatë.

Madje, ai e cilëson vendimin për të marrë drejtimin e Dinamos si gabimin më të madh në karrierën e tij.

“Ky është gabimi im i parë si trajner ose si sportist që e kam bërë një hap të gabueshëm, të shpejtë, në një klub që është sa formuar, pa traditë, me njerëz që shumë pak e njohin futbollin,” tha Abazi.

Abazi hedh akuza të drejtpërdrejta ndaj presidentit të klubit, Xhevat Rushiti.

Ai pretendon se Rushiti ka provuar të ndërhyjë në formacion dhe në aspektet profesionale të punës së trajnerit dhe stafit teknik.

“Unë nuk lejoj të më përzihen në formacion. Nuk lejoj të më përzihen në organizimin e stërvitjes, sa duhet me vrapu, tek duhet me vrapu. Ato janë pjesët e mia. Unë nuk i përzihem atij në ndërtimin e ndërtesave,” potencoi Abazi.

Ndërkohë, kampionati në Ligën e Parë po i afrohet fundit, me vetëm edhe gjashtë xhiro të mbetura për t’u zhvilluar.

I bindur në punën e tij, Abazi shprehet se, po të vazhdonte në krye të skuadrës, Dinamo do të siguronte inkuadrimin në Superligë.

Televizioni Dukagjini ka tentuar të mërkurën pasdite të marrë një qëndrim edhe nga presidenti i klubit, Xhevat Rushiti, por ai nuk ka qenë i gatshëm të deklarohet.

Aktualisht, Dinamo renditet në pozitën e dytë në Ligën e Parë me 59 pikë, aq sa ka edhe Vushtrria në vendin e parë.

Dy skuadrat e para sigurojnë ngjitjen direkte në elitën e futbollit kosovar.

Ndërsa vendet e treta dhe të katërta detyrohen të kërkojnë Superligën përmes ndeshjeve të barazhit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika