Emri më i komentuar kohët e fundit nga showbizzi shqiptar, padyshim që është Fero.

Heqja dorë nga muzika duke iu përkushtuar fesë islame, si dhe raportet e tij private me ish-bashkëshorten Arbenita Ismajli, janë disa nga ngjarjet më të komentuarat nga Fero.

Edhe ndërrimi i emrit nga Feronit në “Khattab”, po ashtu u diskutua shumë.

Ndërsa, natën e mbrëmshme ka bërë të ditur që ka hapur një biznes të ri.

Përmes një foto në ‘Instastory’, ai zbuloi që së shpejti do të hapë një ‘fastfood’ me emrin e tij.

“Së shpejti”, shkroi në publikim.