Pas mbylljes së pikës kufitare në Merdare, MPJD kërkon nga bashkatdhetarët t’i shfrytëzojnë rrugët e tjera

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka reaguar në Twitter, pas mbylljes së pikës kufitare në Merdare. Ajo ka kërkuar nga bashkatdhetarët shfrytëzimin e rrugëve alternative pas mbylljes së kësaj pike kufitare, duke shtuar se për njoftimet e radhës duhet të informohen nga Policia e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) ka reaguar në Twitter, pas njoftimit për mbylljen e pikës kufitare në Merdare, si pasojë e vendosjes së një barrikade aty.

MPJD ka kërkuar nga të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje, t’i shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim.

“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje, të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar MPJD në Twitter.

MPJD, ndër të tjera, ka njoftuar se qytetarët, të cilët tashmë janë futur në Serbi, mund t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë, apo të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut.

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikëkalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Tutje, MPJD fton qytetarët të bazohen në njoftimet e Policisë së Kosovës, në mënyrë që të jenë të informuar drejt.

“Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni Kosovo Police, rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në postimin e MPJD-së në Twitter.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika