Florian Marku rikthehet në ring, pas më shumë se një viti

Boksieri shqiptar, Florian Marku rikthehet në ring mbrëmjen e së shtunës, për të boksuar kundër irlandezit Dylan Moran. Ai do të boksoj pas më shumë se një viti

Boksieri shqiptar, Florian Marku dhe bokseri irlandez, Dylan Moran

Bokseri shqiptar Florian Marku do të rikthehet në ring mbrëmjen e së shtunës, pas më shumë se një viti.

Ai do të boksoj kundër  irlandezit, Dylan Moran në kategorinë e peshave të rënda, ku lufta do të jetë me 10 raunde.

Ndeshja do të filloj në orën 18:30, dhe meçi do të zhvillohet në “AO Arena”, në Mancester.

Marku gjithashtu ka postuar një fotografi të tijën me mbishkrimin “Mirëmëngjes Botë sot është dita ime !!! INSHALLAH”, e që synon ta mbajë rekordin si i pamposhtur.

Marku 30 vjeçar, në gjithsej 13 ndeshje ka arritur 12 fitore dhe një barazim. Shtatë prej fitoreve të tij, ai i ka arritur me nok-aut.

Kurse kundështari i Markut, Moran, në 19 ndeshje ka arritur 18 fitore, e një disfatë. Tetë nga fitoret e tij i ka arritur me nok-aut.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika