Pas memorandumit për Kosovën, studentët serbë mobilizojnë Beogradin për protestën e madhe në Sllavijë

Studentët e Universitetit të Beogradit kan thurrur sot një protestë masive në Sheshin Sllavija në kryeqytetin serb, nën sloganin “Ti dhe unë, Sllavija, sepse studentët po fitojnë”, ndërsa mijëra qytetarë nga pjesë të ndryshme të Serbisë kanë mbërritur tashmë në Beograd për t’iu bashkuar tubimit.

Sipas raportimeve të mediumit serb Nova.rs, protesta pritet të ketë pjesëmarrje të madhe dhe do të mbahet nga ora 18:00 deri në 20:00.

Studentët që mbajnë në bllokadë fakultetet e Universitetit të Beogradit kanë organizuar disa protesta të mëdha muajt e fundit, ndërsa ajo e 15 marsit të vitit të kaluar konsiderohet si protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë në Serbi.

Tubimi i sotëm vjen vetëm një javë pasi studentët serbë publikuan një memorandum lidhur me Kosovën, dokument që ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe politik në Kosovë.

Përmbajtja e memorandumit është interpretuar si përpjekje e studentëve për të artikuluar qëndrime politike dhe shoqërore mbi çështjen e Kosovës në kuadër të krizës së vazhdueshme politike në vend.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika