Pas Monakos, ministrja Gërvalla nis vizitën zyrtare në Andorra
Pas takimeve të mbajtura në Principatën e Monakos, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), Donika Gërvalla, nis vizitën zyrtare në Andorra, ku do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të larta shtetërore të këtij shteti. Ministrja Gërvalla do të pritet në takim nga kryeministri Xavier […]
Pas takimeve të mbajtura në Principatën e Monakos, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), Donika Gërvalla, nis vizitën zyrtare në Andorra, ku do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të larta shtetërore të këtij shteti.
Ministrja Gërvalla do të pritet në takim nga kryeministri Xavier Espot Zamora, kryetari i Parlamentit, Carles Ensenyat Reig dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Imma Tor Faus.
Sipas njoftimit, në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi mes dy shteteve dhe mbështetja e Andorrës në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.
“Vizita e ministres Gërvalla në Andorra është një mundësi e mirë e zhvillimit dhe fuqizimit të raporteve diplomatike mes dy shteteve, rritjen e bashkëpunimit në turizëm, shkëmbim të eksperiencave në diplomaci dhe fusha tjera me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.















