Pas pajisjes me armë të gjata, kërkohet edhe trajnimi i Njësive Policore

Të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata, njoftuar gjatë të premtes Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Kjo është vlerësuar si një hap efektiv në shtimin e sigurisë nga njohës të kësaj fushe, derisa të nevojshëm e konsiderojnë edhe mbajtjen e trajnimeve specifike

Rrezikun nuk e kanë të vogël e shpeshherë, në këtë ka ndikuar edhe mungesa e pajisjeve.

Por tanimë, uniformës blu do t’i shtohet edhe një armë e gjatë. Gjatë së premtes arriti ngarkesa me armë të tilla, me të cilat do të pajiset secila njësi e Policisë.

E, sipas njohësve të sigurisë, në rast të posedimit të kësaj pajisjeve, raste si ato të kaluarat do mund të shmangeshin.

“Pajisja me armë të tilla ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme. Po të kishte Policia e Kosovës armë  të tilla për të gjitha patrullat po besoj e do menaxhoheshin më mirë situata e grabitjeve dhe ato të ngjashme që kanë ndodhur në të kaluarën e afërt”, ka deklaruar njohësi i sigurisë Valdet Hoxha.

Megjithatë, të nevojshme Hoxha i sheh edhe trajnimet për përdorimin e tyre.

“Krahas pajisjes me këto armë, duhet që MPB dhe Policia e Kosovës të pasojë me një modul intensiv trajnimesh për përdorimin e këtyre armëve sepse siç e kemi pa janë armë të reja. Ka specifika të veçanta për përdorimin e tyre”, vijoi ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili njoftoi për sigurimin e armëve, nuk e tregoi sasinë e tyre. Informacione të tilla nuk ka dhënë

Gjatë reagimit në disa raste të plaçkitjeve së fundmi, sikur ai i grabitjes në argjendarisë në Suharekë dhe bankomatëve në Ferizaj, patrullat policore janë sulmuar me armë zjarri.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika