Pas pauzës së dytë, vazhdon takimi Kurti-Vuçiq

Pas pauzës së dytë, ka vazhduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Albin Kurti në Ohër, shkruan REL.

Mbi 10 orë kanë kaluar prej kur Kurti dhe Vuçiq kanë nisur në Ohër takimet ndaras dhe trepalëshe me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Bisedimet mund të vazhdojnë edhe të dielën? – Borrell anulon fluturimin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka konfirmuar për emisionin në Debat Plus, anulimin e fluturimit nga ana e përfaqësuesit të lartë i Bashkimit Evropian për Politikën Jashtme, Josep Borrell, për shkak se ky takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve.

“Me sa ne kemi informacion që zoti Borrell e ka anuluar fluturimin, sepse ka pasur takim tepër të rëndësishme sipas informacioneve tona”, ka deklaruar Ahmeti.

Më tutje, ai ka thënë se anulimi i fluturimit nga ana e Borreli i ka rritur shpresat për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

Pauzat në takimin Kurti-Vuçiq

Sipas analistit Ylli Hoxha, pauzat në takimin Kurti-Vuçiq tregojnë se ka arritur në një qorrsokak, duke theksuar se ka indikacione se gjërat në takim janë duke shkuar drejt “vlimit”.

“Kam indikacione se gjërat janë duke shkuar kah vlimi. Por, mendoj që vetë ndalja e takimit dhe takimet tash bilaterale në mes njërës palë dhe ndërmjetësve ka nevojë për ndërhyrje, tregon që kemi arritur në qorrsokak”, ka thënë Hoxha.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika