Pas PDK-së edhe LDK-ja dërgon në Kushtetuese ligjin për KPMShCK

"Sot, me një përgjegjësi të theksuar ndaj rendit kushtetues dhe demokracisë, Grupi Parlamentar i LDK-së kemi depozituar rastin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje me Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës", ka njoftuar shefi i GP i LDK-së, Arben Gashi

Pas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka dërguar Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në Gjykatën Kushtetuese.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi.

“Sot, me një përgjegjësi të theksuar ndaj rendit kushtetues dhe demokracisë, Grupi Parlamentar i LDK-së kemi depozituar rastin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje me Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ai ka thënë se ky ligj përbën shkelje kushtetuese në disa nga shtyllat e tij kryesore.

“Drejtësia kushtetuese është shtylla e garantimit të sistemit demokratik, dhe kjo thirrje për një vlerësim të thelluar është hapi i parë drejt sigurisë së mëtejshme të demokracisë sonë. Ne duhet të ruajmë integritetin e Kushtetutës dhe të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe transparente”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, sot, PDK-ja ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK).

Këtë e ka bërë të ditur koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda.

Ai ka thënë se ligji aktual shkel përcaktimet kushtetuese që i ka bërë gjykata me një vendim paraprak dhe, siç thotë ai, qeveria duke bërë ndryshime në këtë ligj, e ka shkelur Kushtetutën.

“Sot në Gjykatën Kushtetuese e dorëzuam kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin e Ligjit aktual të KPMSHCK-së. Siç e dini, pothuajse në fillim të këtij mandati ne e kemi kontestuar shkarkimin e anëtarëve të këtij Këshilli në Gjykatën Kushtuese, dhe kjo gjykatë na ka dhënë të drejtë dhe ka përcaktuar disa aspekte shumë të rëndësishme të funksionimit të statusit kushtetues të këtij institucioni. Fatkeqësisht, ky Ligj i shkel ato përcaktime kushtetuese që i ka bërë Gjykata në atë vendim paraprak, prandaj ne sot i kemi kontestuar prapë ndryshimet që janë bërë në këtë ligj”, ka thënë Gruda.

PDK-ja e dërgon në Kushtetuese Ligjin për KPMShCK

Shija e redaktorit

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

Të fundit nga rubrika