Pas përgjysmimit të fitimeve, bien për 20 % aksionet e pronarit të Facebook

Duke qenë se shitjet e Metës janë tkurrur në 4 % në muajt e fundit, atëherë edhe fitimet janë përgjysmuar. Kësisoj janë ulur për 20 % edhe aksionet e pronarit të Facebook

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook, që një vitë më vonë e emëroi atë Meta

Aksionet në Meta, e cila zotëron Facebook dhe Instagram, kanë rënë në më shumë se 20%, pas rezultateve të dobëta nga gjigandi i teknologjisë.

Shitjet e Metës janë tkurrur në 4 %, në tre muajt (korrik, gusht, shtator), kanë rënë në 27.7 miliardë dollar, ndërsa fitimet janë përgjysmuar.

Rënia e aksioneve do të fshijë afro 78 miliardë dollarë nga vlera e tregut të firmës, nëse humbjet vazhdojnë në të njëjtin ritëm.

Çfarë ka shkuar keq?

Një vit më parë, Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook që vitin e kaluar e emëroi atë Meta, ka deklaruar kufirin për nxitjen e rritjes së Facebook. Por, deri tani kjo ka funksionuar shumë pak.

Zuckerberg, ka pranuar se firma është përballur me sfida por kanë qenë afatshkurtëra, shkruan BBC-ja.

Ai ka thënë se kompania ishte e përqendruar për t’u bërë më efikase dhe ka lënë të kuptohet se mund të ketë shkurtime të vendeve të punës, duke thënë se në të ardhmen firma mund të jetë një organizatë edhe më e vogël.

Në anën tjetër, ai ka pohuar se kompania është në rrugën e duhur, pasi investon për t’i mbajtur njerëzit në aplikacionet e saj dhe mundohet të zhvillojë më shumë realitetin virtual.

Vlen të theksohet, se Meta vazhdon të gjenerojë fitime të mëdha, afro 4.4 miliardë dollar në tre muajt e fundit. Megjithatë, platforma Facebook nuk po shton përdorues në SHBA apo Evropë, ajo po rritet në pjesë tjera të botës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika