Pas takimit që e kishte me presidenten e Kosovës, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka shkuar në takim kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Escobar është duke qëndruar në Kosovë, në kohën kur situata në veri të vendit është mjaft e tensionuar.

Ditë më parë, në atë pjesë të Kosovës ishte plagosur një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Përveç kësaj, ka pasur edhe shpërthime të vazhdueshme nga shok-bomba, gjuajtje me armë zjarri dhe janë bllokuar disa rrugë me kamionë nga serbët lokalë, duke e penguar kështu lëvizjen e lirë.

Bashkësia ndërkombëtare u ka bërë thirrje atyre që t’i heqin barrikadat dhe të mos ketë tensione të mëtutjeshme.